Projekti I ri I Erasmus+ : Fostering active youth participation in environmental advocacy
Jemi të emocionuar të njoftojmë publikimin e prajektit tonë të ri nga Erasmus+. Fostering active youth participation in environmental advocacy me numër 2025-1-BG01-KA154-YOU- 000305144).
Ky projekt fillon zyrtarisht të zbatohet nga 1 shtator 2025 dhe me një kohëzgjatje deri më 31 gusht 2026, duke bër bashkë të rinj nga Bullgaria, Shqipëria dhe Gjermania për të ndërmarrë hapa për një të ardhme më të gjelbër dhe me qëndrueshmëri më të lartë.
Kush jemi ne?
Ky projekt krdinohet nga Association FOR YOU në Bullgari në partneritet me Aiforia – ecoculture e.V në Gjermani dhe StarBalkans në Shqipëri. Së bashku ne synojm të fuqizojmë të rinjtë të kenë një rol udhëheqës për zgjidhjen e sfidave locale mbi mjedisin.
Cfar dëshirojmë ne të arrijmë?
Pergjat vitit, të rinjtë do të marrin pjesë në:
1. Workshope/ puntori locale (nëntor-dhjetor2025)në secalin shtet ku do të mësojnë mbi riciklimin, për tu takuar me bashkitë dhe për të vizituar nga afër biznese dhe OJQ eco-friendly.
2. Qëndrimi në Tiranë, Shqipëri nga 26-30janar 2026 në një fushatë me rolin e të rinjëve në riciklim dhe menaxhimin e mbetjeve .
3. Fushata me drejtues të rinj në prill2026 në Varna, Tiranë dhe Freiburg.
4. Qëndrim në Varna të Bullgarisë nga 29 prilli deri më 3 maj 2026, me fokus në ngjarjet e ndërgjegjësimit public të drejtuara nga të rinjtë
5. Eventi përmbyllës ne korrik 2026 për secalin shtet për të angazhuar komunitetet dhe për të zgjeruar ndërgjegjësimin.
Kush mund të bashkohet?
Në këtë projekt do të përfshihen 24 të rinj nga mosha 18-30 vjec. Nuk kërkohër eksperiencë ose njohuri të gjuhës angleze- mjafton të jenë të motivuar dhe të ken dëshirë për të mbrojtur mjedisin.
Rezultatet e pritshme
në përfundim të këtij projeki, pjesëmarrësit do të kenë arritur aftësitë vlefshme, konfidencë dhe eksperienca praktike në aktivitetet mjedisore. Ata do të krjojnë dhe zhvillojnë fushatat e tyre në evente publike, të mbështetura nga trajnime dhe shkëmbime ndërkombëtare. Përmes këtyre aktiviteteve, të rinjtë do të reaalizojnë video dhe intervista për të dokumentuar arritjet e tyre , duke siguruar kështu se zëri dhe prespektiva e tyre do të arrij një audiencë më të gjerë. Më e rëndësishme, ky projekt do të krijojë një rrjet të qëndrueshëm me të rinj ndërkombëtar, duke i dhënë atyre mundësinë për tëvazhduar bashkëpunimin përtej kohëzgjatjes së projektit. Përpos kësaj në zvilimin personal ky projekt do të forcojë kapacitetin e organizatave pjesëmarrëse, do të rrisë ndërgjegjësimin public mbi cështjet mjedisore dhë të nxisë bashkëpunim më të ngushtë mes të rinjëve, ojq-ve bizneseve e autoritetee lokale.
Pse ka rëndësi?
ky projekt nuk është vetëm për të mësuarit është për të marrë veprime. Me krijimin e hapsirave për dialog dhe bashkëpunim mes të rinjëvë, ojq-ve , bizneseve dhe institucioneve lokale ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e Europian Green Deal, Waste Framework Directive dhe perpjekjet më të gjera të BE për të bër evropën më të qëndrueshme.
Qëndroni gati!
më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimuit , eventet e ardhshme dhe mundësitë për tu përfshirë do të publikohensë shpejti, mos humbisni mundësinë për tu bashkuar me ne për të formësuar një të ardhme të gjelbërt.
Ndiqni faqen tonë të internetit dhe profilet tona në Facebook dhe Instagram për mundësitë dhe ofertat aktuale!
